Aktualitet

Plagosja në zyrat e PD Kavajë- Kush është autori i dyshuar në kërkim (Foto)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:31 - 19/04/21 |
mapo.al

Personi që shihni në foto është Ndriçim Jonuzi, i cili është shpallur në kërkim pasi akuzohet se është autor i plagosjes së sekretarit të PD-së në Kavajë, Bledar Okshtuni. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në Kavajë, ndërkohë që autori i dyshuar bashkë me të tjerë janë në kërkim.





Fotoja në fjalë është bërë në vitin 2014, ku shihet me mjekër të gjatë mes efektivëve, teksa u arrestua për llogari të autoriteteve italiane për vrasje.


Ndonëse kanë kaluar 7 vite nga arrestimi i tij, Jonuzi (Tahiri) endej në Kavajë i armatosur.





Në shoqërinë e dy personave, të identifikuar si Markel Shtylla dhe Dorian Troplini, Jonuzi u fut në zyrat e Partisë Demokratike dhe plagosi sekretarin Bledar Okshtuni.



Ky i fundit mbeti i plagosur në këmbë, dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Lexo edhe :  Grida Duma nga Kavaja: Tani nis numërimi i fitores

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas