Aktualitet

Plagosja te zyrat e PD Kavajë, reagimi i parë nga PS: Dënojmë aktin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:58 - 19/04/21 |
mapo.al

Partia Socialiste është distancuar nga plagosja e ndodhur këtë të hënë në Kavajë, në një zyrë elektorale të PD-së.






Kandidati i PS-së për deputet në këtë qytet, Etjen Xhafaj, kërkon që autori të vihet para drejtësisë dhe ngjarja të mos politizohet.


“Ngjarje si kjo e sotmja nuk përfaqësojnë kulturën dhe qytetarinë e Kavajës.





Jam i bindur se ngjarja nuk ka lidhje me politikën dhe ne që garojmë për zgjedhjet e 25 prillit duhet të jemi të parët që jo vetëm ta dënojmë aktin e sotëm, por edhe mos ta politizojmë këtë ngjarje.



Zgjedhjet duhet te jenë festë dhe kështu do të jenë në Kavajë e gjithë Shqipërinë.


Autoritetet duhet të veprojnë me shpejtësi dhe autorët duhet të vendosen një orë e më parë para drejtësisë”, shprehet ai.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas