Aktualitet

Plagosja tek “Uji i Ftohtë”, shpallet në kërkim 18-vjeçari














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:01 - 27/05/21 |
mapo.al

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme tek “Uji i Ftohtë” ku u plagos me armë zjarri një 39-vjeçar






Burime zyrtare nga policia e Vlorës bënë me dije se bazuar në provat e grumbulluara u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të ngjarjes, 18-vjeçari E.M., banues në Vlorë.


NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku u plagos me armë zjarri shtetasi E. L.
Bazuar në provat e grumbulluar u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit E. M., 18 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të metejshme.

Lexo edhe :  Vlorë- Operacioni me kapjen e 577 kg kanabis, arrestohen 3 persona




1






Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas