Aktualitet

Plagosje, grabitje e trafik droge, arrestohet 31-vjeçari i kërkuar në Durrës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:03 - 18/05/21 |
mapo.al

Durrës – Ka rënë në pranga një 31-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.






Agjentët e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Durrës, Fast Albania dhe Interpol Tirana, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last Step”, në kuadër të të cilit u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i F. I.(N.), 31 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale” Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.


Njoftimi i policisë:





Finalizohet operacioni policor “Last Step”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.



Operacioni i zhvilluar nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Fast Albania dhe Interpol Tirana.



Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 31-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Lexo edhe :  "Transportuesi"-Kush është efektivi i RENEA që u kap me 1 kg kokainë (FOTO)

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me agjentët e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Durrës, Fast Albania dhe Interpol Tirana, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last Step”, në kuadër të të cilit u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit F. I.(N.), 31 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale” Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Barit, Itali, ka lëshuar urdhër-arresti për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

22


Etiketa: , ,

Pas