Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Durrës, në kërkim autori














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:12 - 10/07/21 |
mapo.al

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Shënvlash të Durrësit. Policia njofton se pas një konflikti të çastit, L. K., ka plagosur me armë zjarri në këmbë N.Ç.






Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia, po vijon krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.


Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak







Më datë 10.07.2021, në orën 17:30, në Shënvlash, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit shtetasi L. K., ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi N. Ç., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.



Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit.



Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

1


Etiketa: ,

Pas