Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Kavajë, në kërkim autori














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:41 - 15/04/21 |
mapo.al

Një 34 vjeçar është plagosur me armë zjarri mesnatën e së mërkurës në Kavajë pas një konflikti për motive të dobëta.





Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 5 në Kavajë, ku E. S., 34 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë të riun me iniciale Sh. Sh., 34 vjeç.


 





Ndër të tjera mësohet se i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.



“Rreth orës 00:30, në lagjen nr.5, Kavajë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E. S., 34 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Sh. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.


Vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, për kapjen e shtetasit E. S”, thuhet në njoftimin e policisë.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas