MAT – Një person është plagosur me armë gjahu pasditen e kësaj të diele në fshatin Fullqet të bashkisë Klos, në rrethin e Matit. MAPO mëson se i plagosur ka mbetur shtetasi, Gëzim Zhuku, 67 vjeç.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.
Burime nga grupi hetimor theksojnë se i moshuari është vetëplagosur me armën e gjahut brenda banesës së tij. Nuk dihet ende nëse ngjarja ishte aksidentale apo e qëllimshme nga ana e 67-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Klos/ informacion paraprak
Në fshatin Fshat, Bashkia Klos, në ambientet e banesës së tij shtetasi G.Xh, 67 vjeç, dyshohet se ka qëlluar veten me armë gjahu, i cili po transportohet për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës Tiranë.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.