Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Tiranë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:49 - 11/09/20 |
mapo.al

Një person rreth 30 vjeç mësohet se është plagosur me armë zjarri këtë mbrëmje në Tiranë.






Sipas informacioneve paraprake, personi i plagosur është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.


Identiteti i tij ende nuk bëhet me dije, ndërsa mësohet se Policia dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plagosjes.





Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrugën ‘5 Maji’ në kryeqytet. I plagosuri thuhet se ka marrë një plumb në këmbë.



Autori i ngjarjes, ende i paidentifikuar, është shpallur në kërkim nga Policia. /Mapo.al/


1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas