Aktualitet

Plagosje me thikë në Durrës, policia arreston 19-vjeçarin






               Publikuar në : 12:41 - 14/08/19 |
mapo.al

Një 59-vjecar ka mbetur i plagosur në qendër të qytetit të Durrësit. Policia tha se ka vënë në pranga autorin e krimit, 19 vjeçarin me iniciale M.P.


“Më datë 14.08.2019, në lagjen Nr.12, shtetasi M.P. 19 vjeç, banues në Durrës , ka plagosur me një mjet prerës (thikë) shtetasin Q.Xh., 59 vjeç, banues në Durrës.

Policia Rrugore që ishte me shërbim në atë zonë është vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar ku brenda një kohe të shkurtër bënë të mundur kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.


Etiketa: , , ,

Pas