Një 46-vjeçar me inicialet L.T. mbeti i plagosur sot pasdite në Fier. Ai ndodhet spitalin rajonal të këtij qyteti nën kujdesin mjekësor.
Policia ka arrestuar autorin e krimit, 64-vjeçarin A.M. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “16 Prilli” të Fierit për motive të dobëta.
Autori u kap në kushtet e flagrancës dhe akuzohet për “Vrasje të mbetur në tentativë” ku në cilësinë e provës materiale është sekuestruar dhe thika.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanat e këtij konflikti me pasoje plagosjen e një personi.