Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Shkodrës.
Mësohet se është plagosur me plumb në këmbë shtetasi Vasel Koçeku, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Serreq, në orët e para të mëngjesit, ndërsa shkak i plagosjes mësohet se ka qenë një konflikt i çastit.
Nga ana e saj, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes.