Aktualitet

“Plak matuf”, Pheniani reagon me fyerje ndaj Presidentit Trump








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:17 - 09/12/19 |
mapo.al

Koreja e Veriut iu përgjigj sot me fyerje të reja Presidentit Donald Trump, duke e quajtur atë një “plak matuf”.


Pheniani iu përgjigj komenteve në ‘Twitter’ të Presidentit Trump, ku ai thoshte se “Kim Jong Un është mjaft i zgjuar dhe do të humbiste shumë, në fakt gjithçka, nëse vepron në mënyrë armiqësore.”


Presidenti Trump thoshte gjithashtu se Kim Jung Un “nuk dëshiron të prishë marrëdhënien e tij të veçantë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara ose të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale amerikane në nëntor.”


Ish-negociatori bërthamor i Koresë së Veriut, Kim Yong Chol, tha në një deklaratë se vendi i tij nuk ka “asgjë për të humbur”. Ai tha se komentet e presidentit Trump tregojnë qartë se atij i mungon durimi dhe se mund të vijë koha që ne ta quajmë atë përsëri “një plak matuf”.


/VOA/



Etiketa: , , ,

Pas