Politika

Plan për bojkot? LSI: Zgjedhjet vendore të pamundura, qeveri me bazë të gjerë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:45 - 11/07/18 |
mapo.al

Opozita ripërsërit kërkesën për ngritjen e një qeverie me bazë të gjerë e cila do të përgatisë edhe zgjedhjet e ardhshme vendore.


Kërkuesja në këtë rast është pikërisht partia e re në opozitë, Lëvizja Socilaiste për integrim. Teksa kundërshtonte bojkotin kur PD protestonte te çadra, tashmë është kjo forcë që thotë se zgjedhjet janë të pamundura.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, deputeti Shezai Rrokaj rendit shtatë arsye pse sipas tij zgjedhjet nuk mund të mbahen.
Ja pse duhet një Qeveri Stabiliteti me bazë të gjerë. Reforma në drejtësi ka paralizuar disa institucione kushtetuese dhe po jep shenja të dukshme njëanshmërie. Së dyti, mosndëshkimi i peshqve të mëdhenj që nga ministrat e deri te bosët e drogës, si rasti i Maminasit e i Toyota yaris-is . Së treti, varfëria ekstreme, ku rreth 50 % e popullsisë jetojnë me nën 5$ për frymë në ditë si dhe rritja e pabarazisë sociale. Së katërti, mungesa e investimeve të huaja serioze dhe tendenca në rritje e biznesit vendas për të investuar jashtë. Së pasti, përqendrimi i parasë publike te një grusht oligarkësh, duke deformuar rregullat e konkurrencës me skema e dyshimta si ajo e PPP-ve. Së gjashti, braktisja e vendit sidomos prej popullsisë aktive për shkak të papunësisë, rrogave të ulta, rritjes së taksave dhe dëshpërimit që ka shpënë në mungesën e besimit. Së shtati, mungesa e dialogut politik prej arrogancës së mazhorancës dhe kontrolli i mediave nëpërmjet kapjes a presionit të saj mbi to. Në këto kushte zgjedhjet vendore janë të pamundura“, shkruan Rrokaj në rrjetet sociale.
Ai thotë më tej se klasa politike duhet të tregojë përgjegjshmëri për të ngritur interesin e vendit mbi atë politik. Ai thotë se ka ardhur koha për Qeveri Stabiliteti.
“Ndaj mendoj se përgjegjësia kombëtare duhet të prevalojë mbi egoizmin politik partiak dhe se pa humbur kohë është e nevojshme krijimi i një Qeverie të Stabilitetit, e cila do të kishte për mision: Të përmirësonte ndjeshëm treguesit e mësipërm, do të përgatiste zgjedhje të pakontestuara, ku zgjedhjet vendore të bëheshin njëkohësisht me ato politike si dhe do të krijonte kushte reale të besueshme për çeljen e negociatave”, vijon Rrokaj.





Etiketa: , , ,

Pas