Kryesore

Plane për plazh? Njihuni me surprizat e motit për fundjavën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:30 - 12/09/20 |
mapo.al

Edhe pse në muajin shtator, vendi ynë edhe për këtë fundjave do të vijojë të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, një lajm i mirë ky për adhuruesit e plazhit dhe diellit.


Në këtë mënyrë si për ditën e shtunë ashtu dhe të dielë, moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinoro-malore.


Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-10m/s (më tepër e ndjeshme përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore), ndërsa temperatuart do të vijojnë të mbeten në vlerat e ditëve të fundit.


Vlerat e mëngjesit parashikohen nga 15°C në relievet malore deri në 22°C në ato të ulta, ndërsa në vlerat e mesditës nga 30°C në relievet malore deri në 38°C në ato të ulta.



Etiketa: ,

Pas