Planeti në rrezik, fajtorët jemi ne

Një raport 45-faqësh i një grupi shkencëtarësh ka tronditur botën. Planeti ynë është në rrezik nga temperaturat e nxehta, nga përmbytjet, dhe prej shtimit të nivelit të detit dhe oqeaneve. Parashikimi kësaj radhe nuk është për të ardhmen. Por për vitet në vijim. Dhe, mbi të gjitha, autorët kanë zbuluar shkakun. Ne njerëzit me dorën tonë po afrojmë katastrofën

Studimi i shkencëtarëve është tashmë në tryezën e OKB. Nëse rritja e temperaturave do të vijojë me këtë ritëm, shkrirja e akujve nuk do të ndalet dhe në vitet e ardhshme rritja e nivelit të deteve mund të arrijë në dy metra. Vala e të nxehtit ekstrem do të sjellë zjarre dhe thatësirë, dhe nga ana tjetër përmbytjet mund të jenë të shpeshta. Një ferr apokaliptik, i shkaktuar nga dora e njeriut, që mund të ndalet vetëm nga ne.



Sipas një raporti shkencor të OKB, aktiviteti njerëzor po ndryshon klimën në mënyrë të pashembullt dhe të pakthyeshme. Studimi historik paralajmëron për valë të nxehti gjithnjë e më ekstreme, thatësira dhe përmbytje, dhe një rekord të temperaturës që do thyhet në pak më shumë se një dekadë.

Raporti “është një thirrje alarmi për njerëzimin”, thotë shefi i OKB-së.

Por shkencëtarët thonë se një katastrofë mund të shmanget nëse bota vepron shpejt.

Ka shpresë se reduktimet domethënëse të emetimeve të gazrave serë mund të stabilizojnë rritjen e temperaturave.

Në kuadër të gjetjeve të shkencëtarëve, Sekretari i Përgjithshëm i OKB -së António Guterres ka thënë: “Nëse bashkojmë forcat tani, mund të shmangim katastrofën klimatike. Por, siç e bën të qartë raporti, nuk ka kohë për vonesa apo për justifikime. Unë pres nga udhëheqësit e qeverive dhe të gjithë aktorët kyç, të bëjnë të mundur që COP26 të jetë një sukses”.

Vlerësimi i kujdesshëm i të ardhmes së planetit tonë, është bërë nga Paneli Ndërqeveritar i OKB-së për Ndryshimet Klimatike (IPCC), i përbërë nga një grup shkencëtarësh, gjetjet e të cilëve mbështeten nga qeveritë botërore.

Raporti i tyre është rishikimi i parë shkencor mbi ndryshimet klimatike që nga viti 2013. Publikimi i tij vjen më pak se tre muaj para samitit të rëndësishëm klimatik në Glasgow, të njohur si COP2 (konferenca vjetore e OKB mbi ndryshimet klimatike*).

Me tone të forta, të sigurta, dokumenti i IPCC thotë: “është e qartë se ndikimi njerëzor ka ngrohur atmosferën, oqeanet dhe tokën”.

Sipas Profesor Ed Hawkins, nga Universiteti i Reading në Mbretërinë e Bashkuar, dhe një nga autorët e raportit, shkencëtarët nuk mund të jenë më të qartë në këtë pikë.

Jemi ne fajtorët
“Është e faktuar, nuk mund të jemi më të sigurtë se kaq; është e qartë dhe e padiskutueshme që njerëzit po ngrohin planetin”.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore Meteorologjike, Petteri Taalas, tha: “Duke përdorur terma sportivë, mund të thuhet se atmosfera është ekspozuar ndaj dopingut, që do të thotë se ne kemi filluar të shohim ekstremitete më shpesh se më parë”.

Autorët thonë se gjatë këtyre 20 viteve të fundit, temperaturat globale të sipërfaqes janë rritur më shpejt se në çdo periudhë tjetër 50-vjeçare, që nga viti 1970.

Kjo ngrohje po ndikon tashmë në shumë luhatje ekstreme të motit dhe klimës në çdo rajon, në të gjithë globin.
Qoftë valët e të nxehtit si ato të kohëve të fundit në Greqi dhe në perëndim të Amerikës Veriore, apo përmbytjet si ato në Gjermani dhe Kinë, atribuimi i tyre është i qartë. Eshtë ndikimi njerëzor.

Gjetjet kryesore të IPCC:

-Temperatura globale e sipërfaqes ishte 1.09C më e lartë në dekadën midis viteve 2011-2020 sesa midis 1850-1900.

-Pesë vitet e fundit kanë qenë më të nxehtat që janë regjistruar që nga viti 1850.

-Kohët e fundit, shkalla e rritjes së nivelit të detit është gati trefishuar në krahasim me 1901-1971.

-Ndikimi njerëzor është “me shumë mundësi” (90%) shkaktari kryesor i shkrirjes globale të akullnajave që nga vitet 1990 dhe i reduktimit të akullit në detin Arktik.

-Është praktikisht e sigurtë që ekstremet e nxehta përfshirë valët e të nxehtit, janë bërë më të shpeshta dhe më intensive që nga vitet 1950, ndërsa periudhat e ftohta janë më pak të shpeshta dhe më pak të ashpra.

Raporti i ri gjithashtu bën të qartë se ngrohja që kemi përjetuar deri më sot, ka bërë ndryshime në shumë nga sistemet tona mbështetëse planetare që janë të pakthyeshme për shekuj deri në mijëvjeçarë.

Oqeanet do të vazhdojnë të ngrohen dhe të bëhen më acidë. Akullnajat malore dhe polare do të vijojnë të shkrihen për dekada apo shekuj.

“Pasojat do të vazhdojnë të përkeqësohen për çdo ngrohje”, tha Profesor Hawkins.

“Dhe për shumë nga këto pasoja, nuk ka kthim prapa.”

Në lidhje me rritjen e nivelit të detit, shkencëtarët kanë modeluar një gamë të mundshme për nivele të ndryshme të emetimeve.

Sidoqoftë, një rritje prej rreth 2 metra deri në fund të këtij shekulli nuk mund të përjashtohet – dhe as një rritje prej 5 metra deri në 2150.

Pasoja të tilla, që ka shumë gjasa të ndodhin, do të kërcënonin miliona njerëz në zonat bregdetare me përmbytje deri në vitin 2100.

Një aspekt kryesor i raportit është shkalla e pritshme e rritjes së temperaturës dhe çfarë ajo do të thotë për sigurinë e njerëzimit.

Pothuajse çdo komb mbi Tokë u zotua për qëllimet e marrëveshjes së Parisit për Klimën në 2015. Ky pakt synon të mbajë rritjen e temperaturave globale nën 2C këtë shekull dhe të vazhdojë përpjekjet për ta mbajtur atë nën 1.5C.

Reduktimet e karbonit, jetike
Ky raport i ri tregon se sipas të gjithë skenarëve të emetimeve të konsideruara nga shkencëtarët, të dy objektivat do të thyhen këtë shekull nëse nuk ndodhin shkurtime të mëdha të emetimit të karbonit.

Autorët besojnë se në të gjitha skenaret, rritja me 1.5 gradë celcius do të arrihet deri në vitin 2040. Nëse emetimet nuk zvogëlohen në vitet e ardhshme, kjo do të ndodhë edhe më herët.

Kjo gjë, ishte parashikuar në raportin special të IPCC për 1.5C në 2018 dhe ky studim i ri, e konfirmon atë.

Ne do të arrjmë një gradë e gjysmë në vite të veçanta shumë më herët. Gjatë El Niño në 2016, u arrit për dy muaj“, tha Profesor Malte Meinshausen, një autor IPCC nga Universiteti i Melburnit në Australi.

“Në rastin më të mirë, llogaritja e raportit të ri është mesi i vitit 2034, por pasiguria është e madhe dhe varion midis tani dhe kurrë”.

Pasojat e kalimit të 1.5 gradë Celsius do të ishin të padëshirueshme në një botë që tashmë ka përjetuar një shtim të shpejtë të ngjarjeve ekstreme me një rritje të temperaturës që nga kohët para-industriale të 1.1C.

“Ne do të shohim valë akoma më intensive dhe më të shpeshta të të nxehtit”, tha Dr. Friederike Otto, nga Universiteti i Oksfordit, MB, dhe një nga autorët e raportit të IPCC.

“Dhe ne gjithashtu do të shohim një rritje të reshjeve të dendura në shkallë globale, dhe gjithashtu rritje në disa lloje të thatësirave në disa rajone të botës”. Prof. Carolina Vera, nënkryetare e grupit të punës që hartoi dokumentin, tha:

“Raporti tregon qartë se ne tashmë po jetojmë pasojat e ndryshimeve klimatike kudo. Por ne do të përjetojmë ndryshime të mëtejshme që rriten njëkohësisht me çdo grimcë shtesë ngrohjeje”.

Pra, çfarë mund të bëhet?
Ndërsa ky raport paraqet me qartësi dhe siguri disavantazhet e ngrohjes, shkencëtarët kanë shumë shpresë se nëse emetimet globale do të përgjysmohen, deri në vitin 2030 dhe të arrijmë zero emetime deri në mesin e këtij shekulli, ne mund të ndalojmë dhe ndoshta të kthejmë mbrapsht rritjen e temperaturave.

Arritja e emetimeve zero përfshin reduktimin e leshimit të gazrave serë sa më shumë që të jetë e mundur duke përdorur teknologji të pastër, pastaj varrosjen e çdo shkarkimi të mbetur duke përdorur kapjen dhe ruajtjen e karbonit, ose thithjen e tyre duke mbjellë pemë.

“Ideja e mëparshëme ishte se temperaturat mund të vazhdonin të rriteshin edhe pas emetimeve zero”, tha një tjetër bashkautor, Profesor Piers Forster nga Universiteti i Leeds, MB.

“Por ne tani presim që natyra të jetë dashamirëse me ne dhe nëse ne do të jemi në gjendje të arrijmë zero emetime, shpresojmë se nuk do të kemi ndonjë rritje të mëtejshme të temperaturës; dhe nëse jemi në gjendje të arrijmë zero gazra serë, përfundimisht do të jemi në gjendje të përmbysim pak nga ajo rritje e temperaturës dhe të kemi pak ftohje”.

Pesë ndikimet e ardhshme
-Deri në vitin 2040, temperaturat do të arrijnë 1.5C mbi nivelet e viteve 1850-1900 sipas të gjithë skenarëve të emetimeve.

-Arktiku ka të ngjarë të jetë praktikisht pa akull në shtator të paktën një herë para vitit 2050 në të gjithë skenarët e studiuar.

-Do të ketë një dukuri në rritje të disa ngjarjeve ekstreme “të pashembullta në të dhënat historike” edhe me ngrohjen prej 1.5 gradë Celsius

-Ngjarjet ekstreme të nivelit të detit që ndodhnin një herë në një shekull në të kaluarën e afërt, parashikohet të ndodhin të paktën çdo vit në më shumë se gjysmën e vendeve të matura të baticës deri në vitin 2100.

-Do të ketë rritje të zjarreve në shumë rajone.

Ndërsa parashikimet e ardhshme të ngrohjes janë më të qarta se kurrë në këtë raport, dhe shumë ndikime thjesht nuk mund të shmangen, autorët bëjnë thirrje për të patur kujdes ndaj fatalizmit.

“Ulja e ngrohjes globale me të vërtetë minimizon gjasat për të arritur në këto pika kthese”, tha Dr.Otto. “Ne nuk jemi të marrë fund”.

Pika e kthesës ka të bëjë kur një pjesë e sistemit klimatik të Tokës pëson një ndryshim të papritur në përgjigje ndaj ngrohjes së vazhdueshme.

Për udhëheqësit politikë, raporti është një tjetër thirrje zgjimi, por meqenëse publikohet kaq afër samitit global të klimës të COP26 të Nëntorit, ai mbart peshë të veçantë.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252