Kryetari i PD, Lulzim Basha thotë se Rama gënjen kur nuk e ka dëgjuar planin e PD. Në konferencën për mediat, kryedemokrati tha se kryeministri merret me lapsuse, në vend që t’i vijë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve të prekur nga pandemia.
“Gënjen, si derr, sepse siç e shikon kur është puna për të bërë karagjozllëqe, rri me laps në dorë dhe merret me lapsuset e mia. Pra e ka dëgjuar planin tim sepse gënjen si derr”, tha Basha.
I pyetur për një debat publik me Ramën, Basha tha se ftesën ia ka bërë kryeministrit që në vitin 2016, por ka frikë të përballet.
“Sa për mua ua kam thënë, kërkesën për debat e ka që në 2016. Por mos kini shpresë, sepse njeriu që ka frikë nga brenda PS, nga fjala ime ka tmerr. Kështu që mos prisni një përgjigje për debat”, u shpreh Basha.
LEXO EDHE:
Basha: Anëtarët e SPAK të hetojnë inceneratorët, ose të dorëhiqen