Aktualitet

Plas në Opinion/ Peza-Fevziut: Ke 10 milionë euro pasuri!




               Publikuar në : 21:43 - 14/03/19 |
mapo.al

Një debat i ashpër është zhvilluar sonte në emisionin “Opinion” mes sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi dhe ish-deputetit të PS, Alfred Peza. Bardhi po fliste për Teatrin ku sipas tij, Rama donte të vidhte 220 mln euro. Peza ndërhyn dhe me ironi i thotë: E keni fjalën për Rrugën e Kombit?!


Atëhere Bardhi i kthehet Pezës me fjalët: “ke miliona lekë të pajustifikuara”. Peza ka reaguar, duke u shprehur se “kam vendosur pasuri të ligjshme nga puna si gazetar”.

Këtu Peza përfshin dhe Blendi Fevziun, duke thënë se “edhe Fevziu ka 10 milionë euro pasuri”.

Në fillim drejtuesi i emisionit, “Opinion” Blendi Fevziu mbeti i habitur, më pas iu drejtua me humor Pezës: “Fjala jote në vesh të perendisë!”

Debati

Bardhi: Ke 1 milionë euro të padeklaraura, por të mos i hyjmë asaj

Peza: I kam të deklaruara. Kërko falje sepse jam shpallur i pafajshëm me vendim gjyqësor.

Gazmend Bardhi: Ti ke patur akuzë zyrtare nga Prokuroria. Tik-taku është për çdo zyrtar që ka grabitur. Cdo politikan i korruptuar i pafajshëm ka dale…

Alfred Peza: Fevziu ka 10 milionë Euro pasuri.

Blendi Fevziu: Po ku i kam?

Alfred Peza: Po se di. Armand Shkullaku ka vilën 1 milionë Euro.

Armand Shkullaku: Jo jo, 1 milion e 200 mijë Euro…

Blendi Fevziu: Peza, fjala jote në vesh të Perëndisë.


Etiketa: , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas