Politika

Plas në PD, Murrizi nxjerr të palarat: Pas mbetjeve spitalore fshihet Kruja dhe Topollaj, tek inceneratorët Ridvani








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:47 - 08/05/18 |
mapo.al

Ka një anë të panjohur edhe për Partinë Demokratike për lidhjet okulte me segmente të caktuara të qeverisë.


Një pjesë të saj e ka zbuluar deputeti i PD-së, Myslim Murrizi në mbledhjen e grupit parlamentar.


Ndërsa ka replikuar me Sali Berishën (i cili po akuzonte Olsi Ramën dhe djalin e Aleksandër Meksit), Murrizi ka nxjerrë në pah disa të vërteta të hidhura për PD-në.



“…Duhet të themi dhe të mos fshihemi se administrator e kësaj kompanie (që trajton mbetjet spitalore dhe u investigua nga një televizion) është nëna e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Fabian Topollaj, ortak i kësaj firme është vëllai i deputetit Keltis Kruja dhe vëllai i deputetes Reme Lala…


Deputetët duhet ta dinë se kjo firmë është krijuar në 3 mars 2017 kur ne ishim në çadër…ndërkohë që tenderi është marrë në dhjetor 2017.


Gjithashtu edhe një i afërm dhe shofer i Ridvan Bodes është administrator kryesor në inceneratorët e Fierit dhe të Elbasanit. Atëherë për çfarë standardesh flasim?”, ka thënë Murrizi në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.


Etiketa: , , , , , ,

Pas