Të shtëna me arme zjarri janë shënuar në zonën e Laknasit në Tiranë këtë pasdite. Sipas të dhënave të para, nuk raportohet për persona të plagosur.
Sipas raportimeve të para thuhet se të shtënat kanë nisur si pasojë e një përplasje mes dy grupesh të rinjsh.
Sherri ka nisur mes dy personave fillimisht më pas janë marrë armët dhe është qëlluar dy herë në ajër.
Nga konflikti i nisur për motive banale në një lokal në zonën e Laknasit, nuk ka të plagosur.
Pas marrjes së njoftimit për të shtëna, efektivë të policisë shkuan në vendngjarje dhe gjetën dy gëzhoja. Disa persona janë shoqëruar në Polici.
Paraprakisht, policia dyshon se ka pasur një konflikt që ka degjeneruar në të shtëna me armë.