Atmosferë jo e mirë te Milani në prag të derbit. Lucas Paquetta, futbollisti brazilian që u ble për thuajse 45 mln euro bashkë me bonuse, ka braktisur stërvitjen e ditës së sotme i pari teksa është larguar me destinacion shtëpinë.
Sipas “Sky Sport” dhe portaleve të tjera, gjithçka lidhet me një debat të ashpër me trajnerin Marco Giampaolo, që ka tërhequr më vete futbollistin dhe e ka kritikuar për postimin në Instagram teksa ky i fundit kishte shkruar “krenar që jam brazilian”, duke thumbuar për faktin se trajneri e quajti “të çorganizuar taktikisht” dhe jo ende të përshtatur në rolin e tij.
Trajneri se ka pritur mirë këtë postim me kunj dhe ia ka thënë në sy. Paqueta luajti vetëm 45′ ndaj Veronas, pasi më pas u zëvendësua nga Rebic në pjesën e dytë, duke ndryshuar modul.