Plas te protesta e opozitës. Turma ka çarë kordoni policor dhe protestuesit kanë hyrë në Kryeministri. Protestuesit kanë hipur te skelat e vendosura në hyrje të Kryeministrisë. Hidhen shashka dhe shishe molotov. Brenda Kryeministrisë janë punonjësit e Gardës të cilët tentojnë t’i largojnë protestuesit me ujë dhe gaz lotsjellës. Një protestues dhe një efektiv policie kanë mbetur të lënduar deri në këto momente.
/Gazeta Mapo/