Teknologji

Play Store vjen me dizajn të ri






               Publikuar në : 20:45 - 02/06/19 |
mapo.al

Gjigandi Google së fundmi ka përditësuar shumë nga aplikacionet që posedon me pamje dhe elemente të reja në dizajn. Më në fund një ndryshim i dizajnit ka ardhur edhe për Google Play Store.  Vërejtur nga përdoruesi Reddit rodrigosëz (nëpërmjet 9to5Google), dizajni i ri po qarkullon tek publiku i gjerë me versionin 15.1.24 të Play Store.


Pasi të keni këtë version, nuk është e garantuar që pamja e re do të shfaqet menjëherë, por gjithçka që ju duhet të bëni është të pastroni historinë e Play Store, më pas ta detyroni aplikacionin të ndalojë funksionimin.

Herën tjetër që e hapni, pamja e re duhet të jetë e dukshme menjëherë.

 

 


Etiketa: ,

Pas