Aktualitet

Plazh në mes të plehrave në Golem, pushuesit: Turp për shtetin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:21 - 12/07/21 |
mapo.al

Prej ditësh rrugët e Golemit janë plot e përplot me mbeturina. Pushuesit duken të penduar që kanë zgjedhur këtë sezon të pushojnë në këtë zonë të Kavajës. Ata e koniderojnë katastrofë dhe turp.






“Kemi ardhur të bëjmë pushime po vijmë këtu dhe zhgënjehemi. Turp e faqe e zezë,” shprehet pushuesi.


“Katastrofë, kam ardhur nga Finlanda, shteti duhet të funksionojë,” thotë një tjetër.







Kanë frikë dhe për shëndetin e tyre. “Sa herë kalon një tmerr i vërtet. Jo vetëm era e keqe por edhe mikrobet”.



Nga ana tjetër Bashkia e Kavajës hesht në lidhje me situatën nëpër rrugët e zonave bregdetare, pasi jo vetëm në Golem por dhe në zona të tjera nga Përroi i Agait deri në Qerret koshat nuk janë pastruar prej disa ditësh.

Lexo edhe :  "Dilni jashtë, tërmet 8 ballë", adoleshenti me altoparlant alarmon Golemin


Madje herë pas here ju është vënë edhe zjarri.

1


Etiketa: , ,

Pas