Aktualitet

Plazhi nis në fund të Majit: Çadrat 3.5 metra larg njëra-tjetrës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:48 - 10/05/20 |
mapo.al

Në fund të Majit pritet hapja e plazhit për të gjithë pushuesit. Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Kornelia Ferizaj thotë se në bashkëpunim me strukturat akomoduese edhe me subjektet e plazhit janë marrë masat për distancimin fizik.


Në plazhet ku çadrat do të jenë 3.5 metra larg njëra tjetrës do të jetë vrojtuesi i plazhit ai që do të merret me zbatueshmërinë e masave. Edhe në ujë pushuesit nuk do të lejohen më afër se 3.5 metra.


Në strukturat akomoduese, ushqimi nuk do të jetë me vetëshërbim, por çdo pushues do i serviret në dhomën e hotelit.


Ndërsa koordinatori shëndetësor do të merret me matjen e temperaturës në mëngjes dhe darkë për turistët e hotelit. / Tv Klan



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas