Aktualitet

Pllakë mermeri me shqiponjë në përkujtim të Admir Muratajt







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:28 - 30/04/19 |
ro ot

Në fshatrat rreth Rinasit, banorët ende diskutojnë për grabitjen e bujshme të 9 Prillit. Ndërsa në aeroport vazhdojnë të mbërrijnë blinda me para bankash që transferohen jashtë Shqipërisë. Grabitja e 9 Prillit në aeroportin e Rinasit vijon të jetë temë e diskutimeve për banorët e zonës së Tapizës. Hashimi, banor autokton pohon se në fshatin e tij po ndodh një fenomen i çuditshëm. Shumë banorë dyshojnë se thasët me para që u grabitën brenda pistës së Rinasit, mund të jenë fshehur ndërmjet, fshatit Tapizë dhe Nikël.


“Nuk dilsha se për ato para, ata kanë lënë jetën. Unë thosha shyqyr se shpëtuan njerëzit, kjo zonë me gjithë ata armë vetëm një i vrarë. Ku t’i linin paret? Ne këtu jemi sikur me qenë në pus. Në radhë të parë shtet s’ka, disiplinë s’ka, rregull s’ka”, tha ai.


Zhurma e armëve të zjarrit vazhdon ta shoqërojë Hashimin dhe sot e kësaj dite.



“Ishalla po qetësohet gjendja se edhe ne me thënë të drejtën atë ditë janë torturuar gratë dhe kalamajtë. Gati 200 fishekë… se kush a grabitësit, a policia? Ka plas lufta, duke u tall me njerëzit e mi. Unë i dëgjoja armët, por bëja sikur nuk dëgjoja gjë për t’i fiksuar ato”, tha ai.


Kurse Endri nuk beson shume tek fjalët se paratë e grabitura jan fshehur në zonën e tyre.


“Ka qenë policia afërt atyre derisa ndodhi dhe shkëmbëimi i zjarrit. Normalisht që s’ka lidhje me zonën tonë. Janë larguar dhe janë fjalë”, tha ai.

Grupi i xhirimit i ABC News u rikthye përsëri në vendin ku humbi jetën Admir Murataj. Në mes së pllakatës së mermertë, dhe shqiponjës qendron një shkronjë A, që nënkupton emrin e të ndjerit.

Ky është momenti ku shoqëritë private transportojnë paratë e bankave të nivelit të dytë për në aeroportin e Rinasit. Si masë e shtuar për sigurinë, pas autoblindave me para, tashmë qëndron një makine policie me dy efektivë.

Pas grabitjes së dytë brenda pistës së Rinasit, forcat e Policisë Ushtarake janë pozicionuar në të gjitha pikat e nxehta, nga ku ishte thyer siguria e objektit të rëndësisë së veçantë.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas