Kryesore

Plot 12 mijë libra janë bërë ‘qull’, por drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare ka një kërkesë…





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:12 - 26/06/18 |
mapo.al

Që prej 23 qershorit Biblioteka Kombëtare, institucioni më i madh në vend dedikuar librit, ka shpallur gjendjen e emergjencës.


Shirat e fundjavës që lamë pas, kanë dëmtuar 12 mijë njësi bibliotekare, kryesisht tekste shkollore, por edhe botime te 15 viteve te fundit. Deri ne datën 30 qershor, Biblioteka Kombëtare do të qëndrojë e mbyllur, duke mos ofruar asnjë shërbim per qytetaret.”


“Erdha si zakonisht per te shfletuar, per te studiuar, pasi jam anëtar i Bibliotekës Kombëtare që nga viti ’99. Unë sot erdha për të shfletuar gazetat dhe për të parë çfarë ka ndodhur pasi dëgjova në lajmet e mëngjesit e thashë ta shoh vetë.


Nqs. do ishte e hapur, do shfletoja edhe shtypin e ditës”,- shprehen disa qytetarë që frekuentojnë Bibliotekën Kombëtare për të lexuar.


Drejtuesja e Bibliotekës në një bisede telefonike per emisionin Wake Up ngriti zërin për një Bibliotekë të Re.

“Ka ardhur koha që Biblioteka Kombëtare të zhvendoset në një ndërtesë të re, të konceptuar në mënyrë moderne posaçërisht për një Bibliotekë Kombëtare”, u shpreh Persida Asllani, Drejtore e Bibliotekës

Asllani tha gjithashtu se demet ne libra nuk janë të konsiderueshme. “Nuk flasim dot per libra per të lagur, janë dëmtuar në 2-3 cm të tyre”,- shprehet ajo./TCH/

<
>
35541662_10157588223584408_202982439331561472_n 36038789_10157588223749408_848975868888875008_n 36222424_10157588223704408_1313142600999370752_n 36226756_10157588223504408_5992065245818912768_n 36228295_10157588223784408_3599478517294694400_n 36228648_10157588223554408_312239930531119104_n 36300032_10157588223644408_4416097829152358400_n permbytje-ne-biblioteke1

 


Etiketa: , , , ,

Pas