Pasi presidenti Ilir Meta firmosi emërimin e anëtarit të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalon, ka ardhur edhe reagimi i ambasadores amerikane Yuri Kim.
Yuri Kim e quan një lajm të rëndësishëm plotësimin e Kushtetueses ndërsa shprehet se pasi Përparim Kalo të betohet nesër, Gjykata Kushtetuese do të ketë kuorum. Diplomatja amerikane thekson se merita të mëdha shkojnë për Presidentin, KED dhe Parlamentin.
Ambasadorja thekson edhe një herë, se ky rezultat vjen si pasojë e veprimit urgjent të marrë nga udhëheqësit në linjë me opinionin e Komisionit të Venecias.
LEXO EDHE:
Pas 3 vitesh mungesë, formohet Gjykata Kushtetuese, dekretohet Përparim Kalo