Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini, është kërcënuar sërish nga persona ende të paidentifikuar.
Një zarf anonim me një plumb të kalibrit 22 mm ka mbërritur në adresën e ministrit, njëherësh zëvendës kryeministrit italian.
“Një tjetër plumb në adresën time, e sekuestruar nga policia në Sesto Fiorentino. Mbi 100 kërcënime me dhunë dhe vdekje kundër meje që kur jam bërë ministër. Është e qartë se fjalët e urrejtjes shprehur nga një tip i majt, bindin disa mendje të sëmura, por që natyrisht nuk më trembin. Përkundrazi më japin më forcë për të luftuar kriminelë të çdo tipi”, shkruan Salvini në ‘Facebook’.