Aktualitet

Plumb në zemër policit, vret veten Aldi Rama














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:56 - 28/09/21 |
mapo.al

Aldi Rama, 21-vjeçari i dyshuar se vrau policin Saimir Hoxha në Lezhë ka vrarë veten. Ai qëlloi ndaj vetes teksa ishte i rrethuar nga Forcat Speciale RENEA.






Oficeri i krimeve Saimir Hoxha u vra mëngjesin e sotëm me një plumb në zemër nga një i ri teksa po kryente një operacion rutinë kundër kultivimit të kanabisit në zonë.


Hoxha u qëllua teksa ndaloi makinën ku ndodhej 21-vjeçari Aldi Rama me dy të tjerë. Ndërkohë që i bëri shenjë makinës të ndalonte, Rama nxorri armën duke e qëlluar shefin e krimeve me një plumb në zemër, i cili edhe i shkaktoi vdekjen.







Pas krimit, i riu u largua nga vendi i ngjarjes dhe dyshohej se fshihej në zonë.




Ai njihet si person problematik pasi më parë ishte dënuar me pesë vite vite burg për drogë, por dënimi iu ul në 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar duke dalë më pas nga qelia me masën e sigurisë “shërbim prove”.



48



CLOSE
CLOSE
Pas