fbpx

ShowBizz

“Po bastardojnë krijimtarinë time”/ Revoltohet Adelina Ismajli





               Publikuar në : 13:16 - 08/11/19 |
mapo.al

Këngëtarja Adelina Ismajli ka shprehur së fundmi revoltën ndaj vjedhjes që i është bërë prej vitesh krijimtarisë së saj muzikore.


Ajo ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ku shfaqet Albina Kelmendi duke kënduar këngën e saj “Shko n’rrs”.



“Nëse ka një arsye pse po i gëzohem krijimit së qeverisjes së re në Kosovë, është besimi se vërtetë do të fitoj gjyqet kundër hajnave që me dekada vjedhin, bastardojnë dhe shkatërrojnë idetë dhe krijimtarinë time”-ka shkruar Adelina Ismajli, duke treguar kështu se do t’i drejtohet së shpejti organeve të drejtësisë.


Risjellim në vëmendje se edhe një ish-menaxher artistësh i është drejtuar para pak kohësh qeverisë së re në Kosovë, për mënyrën sesi duhet të procedohet me tatimin e këngëtarëve.

Lexo edhe:

Fitojnë mbi 500 mijë euro në vit/ Ish-menaxheri: Qeveria të taksojë VIP-at


Etiketa:

Pas