Aktualitet

Po bëhet 1 vit nga tërmeti, Ahmetaj: Ndërtimi i pallateve nis pas datës 15 tetor








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:30 - 29/09/20 |
mapo.al

Ndërtimi i banesave kolektive, të cilat janë dëmtuar nga tërmeti dhe janë shembur do të fillojnë të ndërtohen brenda datës 15 tetor.


Lajmin e bëri të ditur ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj në një konferencë për mediat, së bashku me kryeministrin Rama dhe ministren e Financave, Anila Denaj. Ahmetaj po ashtu bëri të ditur se një pjesë e banesave individuale përfundon brenda dhjetorit të këtij viti.


“Një pjesë e mirë e banesave individuale do të mbarojnë brenda 31 dhjetorit, pjesa tjetër në 3-4 mujorin e vitit të ardhshëm. Banesat kolektive në të 11 bashkitë e dëmtuara fillojnë brenda 15 tetorit. Me Durrësin kemi dakordësinë për ndërtimet e pikëzuara. Kryeministri është në diskutim me princin e kurorës së Emirateve për të filluar punën me 2000 apartamente që ka marrë donatori. Ndërsa në Tiranë kemi 92 objekte kolektive”, tha Ahmetaj.


Po ashtu ministri bëri të ditur se për rindërtimin janë të angazhuara 175 kompani.




Etiketa: , , ,

Pas