Sport

Po bën një sezon të shkëlqyer, Roma mbulon me ar mbrojtësin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:00 - 30/12/19 |
mapo.al

Roma po zhvillon një sezon pozitiv nën drejtimin e Fonsecas, me paraqitjet e verdhekuqve që kanë ardhur në rritje. Një ndër emrat më të spikatur në formacionin e Romës është padyshim Chris Smalling.


Ky i fundit është i huazuar nga Manchester United dhe pavarësisht se ka kaluar vetëm gjysma e sezonit, drejtuesit roman janë të bindur për ta blerë përfundimisht kartonin e mbrojtësit. Për të siguruar shërbimet e tij përfundimisht, Roma ofron për United 18 milionë euro (15 mln + 3 mln bonuse).


Nga ana tjetër, për lojtarin Roma ka një ofertë mjaft të majme. Themi kështu pasi bëhet fjalë për Serie A, që ka paga shumë më modeste nga Premier League. Në drejtim të Smalling, verdhekuqtë kanë një ofertë prej 3.2 milionë eurosh në sezon. Kjo pagë do ta bënte mbrojtësin lojtarin e tretë më të paguar në ekip, pas Dzekos dhe Pastores.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas