Aktori i Hollivudit, George Clooney i është kundërvënë mediave britanike pasi sipas tij bashkëshortja e princit Harry, Meghan Markle po trajtohet mizorisht njësoj sikurse Lady Diana.
“Është një grua shtatë muajshe shtatzënë, e cila përndiqet dhe trajtohet keq. Historia përsëritet. Dhe fatkeqësisht e dimë se si do përfundojë”, është shprehur aktori për revistën “Who”, duke iu referuar vdekjes tragjike të princeshë Dianës në një aksident me makinë në vitin 1997, teksa po përpiqej t’i largohej fotografëve.
Kjo deklaratë e Clooney-t vjen pas publikimit të një letre nga mediat angleze, të cilën Meghan ia kishte shkruar të atit Thomas Markle. Dukesha e Sussex-it shkruante në të se ndihej e bërë copash për shkak të intervistave dhe sulmeve të vazhdueshme.