Aktualitet

Po bënte vrap te fusha e Qytetit Studenti, 45-vjeçari gjendet i vdekur (FOTO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 00:50 - 24/06/21 |
mapo.al

Një ngjarje ende në hetim ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë.






Një 45-vjeçar u raportua edhe më herët që ka humbur jetën pranë Qytetit Studenti në Tiranë.


Sikundër mësohet 45-vjeçari ka qenë duke bërë vrap dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.







Burri u gjet i pajetë në rrugën “Gramoz Pashko”, pranë ish-Kinoklubit Studenti, te fusha e futbollit.




Sipas policisë, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.



Banorët thonë se viktima dilte çdo pasdite dhe bënte vrap te fusha. Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë konstatuar një njeri pa ndjenja dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

Njoftimi i policisë

Me datë 23.06.2021, në rrugën “Gramoz Pashko” tek Ish-Studenti, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 45 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”

LEXO EDHE: 

Gjendet i pajetë në Qytetin Studenti një 45-vjeçar, çfarë thotë policia e Tiranës

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas