Plagoset me thikë biznesmeni Admir Mulaj, 44 vjeç, vëllai i gjyqtares së Komisionit të Posaçëm të Apelimit (KPA), Natasha Mulaj.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e datës 12 janar në zonën e Liqenit të Frakës.
Mulaj ka deklaruar në Polici se autori ishte i maskuar, ndërsa e ka goditur me thikë në pjesët e barkut, duke i shkaktuar plagë.
Mësohet se Mulaj ka marrë trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Për ngjarjen nuk ka asnjë të ndaluar, por vijojnë hetimet për identifikimin e autorit.
Motivet e ngjarjes nuk bëhen të ditura.
Admir Mulaj njihet si biznesmen i ndërtimit, ndërsa ka qenë edhe pronar i Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës, i mbyllur nga qeveria pas reformës në arsim disa vite më parë.