Kandidatja e LSI në Elbasan, Mimoza Trimi, raportohet në media se është kapur në flagrancë duke shpërndarë para në këmbim të votës në këtë qytet. Thuhet se Trimi është shoqëruar në ambientet e policisë pasi i janë sekuestruar në makinë një sasi parash. Këtë lajm ajo e përgënjeshtron
Trimi, përmes një statusi në rrjete sociale thotë se ngjarja nuk është e vërtetë, ndërsa thotë se akuza të tilla mund të hidhen vetëm nëse ka fakte.
Ajo i bën thirrje organeve kompetente të merren me këtë shpifje. Më tej, Trimi thotë se nuk lejon askënd t’i dëmtojë imazhin ndërsa shton se do të bëjë denoncim lidhur me akuzat për blerje vote.