Aktualitet

Po debatonin në lokal/ Si u plagos vajza në Vlorë, autori kishte edhe 2 granata














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:59 - 25/09/21 |
mapo.al

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e 20-vjeçares Kostandina Zanaj nga Berati, në qytetin e Vlorës, mesditën e kësaj të shtune.






Policia ka arritur të arrestojë të riun, Fadil Nikaj, 30 vjeç, nga Shkodra, ndërsa vendngjarja është rrethuar me shirita të verdhë.


Vajza ka marrë një plumb pistolete në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.







Ndërkohë, autori mësohet se në momentin kur është larguar nga vendi i ngjarjes kishte me vete edhe dy granata, të cila i kanë rënë nga dora teksa po vraponte. Fatmirësisht ato nuk kanë shpërthyer.



Mësohet se dy të rinjtë ishin në ambientet e një lokali kur kanë nisur të debatojnë me njëri-tjetrin.



Më pas Nikaj e ka tërhequr me forcë 20-vjeçaren dhe e ka nxjerrë jashtë lokalit.

Lexo edhe :  Armë dhe granata/ Ky është shkodrani që plagosi ish-të dashurën në Vlorë

Dëshmitarët okularë thonë se ai e ka goditur fillimisht me grushte dhe shkelma e më pas ka nxjerrë armën duke e qëlluar në këmbë.

171


Etiketa: , , , ,

Pas