Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e sotëm (1 dhjetor) në fshatin Balldre të Lezhës.
I plagosur ka mbetur Hilë Gjini, 43 vjeç, teksa ka dalë nga shtëpia për të dërguar fëmijët në shkollë. Ngjarja ka ndodhur në orën 08:00 të mëngjesit.
Ndërsa ka hipur në makinë, Gjini është qëlluar me dy plumba në bark nga një banor i zonës me iniciale Gj.Gj.
Gjatë kësaj kohe, i plagosuri ka qëndruar në makinë derisa ka mbërritur ambulanca dhe e ka dërguar në spitalin e Lezhës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga informacionet paraprake nuk dihen shkaqet e kësaj ngarje ndërsa policia ka shkuar tek vendi ku ndodhi plagosja dhe po punon për kapjen e autorit.
Njoftimi i Policisë
Në fshatin Balldre, Lezhë, pas një konflikti për motive ende të paqarta, shtetasi Gj.Gj.,ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin H.Gj.,43 vjeç, banues në fshatin Balldre, i cili është transportuar në spitalin Rajonal , Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë të D.V.P Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.