Komisioni i Ekonomisë dhe Komisioni i Ligjeve miratuan sot marrëveshjen e garancisë me BERZH për energjinë. Bëhet fjalë për një hua prej 70 milionë eurosh për përballimin e krizës së pandemisë.
E ndërsa deputetët po diskutonin dhe të ftuar në këtë komision për të mbrojtur marrëveshjen ishte kreu i OSHEE, Adrian Çela dhe zv/ministri i Energjisë Ilir Bejtja ikën dritat.
Deputetët qëndruan për disa minuta në errësirë ku dhe miratuan dhe marrëveshjen e huasë. Minutat në errësirë u shoqëruan edhe me batuta mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.
Gjatë fjalës së tij zv/ministri Ilir Betja duke kërkuar miratimin e kësaj marrëveshje si të domosdoshme.
Ndërsa kjo rritje e çmimit të energjisë së importuar parashikohet të vijojë deri në gusht 2021.
“Dy faktorët kryesorë janë moti e covidi? Dispropocioni që kemi në sezonalitet na con në vështirësi çdo vit. Nuk mund të bësh këmbime me vlerë me vendet që prodhojnë energji me ujë. Kjo na bën që të kemi prodhim nga shkurti deri në qershor e më pas të blejmë energji. Veç kësaj ajo që përballet këtë vit është rritja e tërbuar e çmimeve të importit. Bursa e energjisë më e lira në Europë, nga e cila marrin tregtarët tanë energji dje është mbyllur më 248 euro, që është shifër e çmendur. Mendojmë se kjo situatë mund të marrë një qëndrueshmëri dhe do të dijmë kush do të jenë luhatjet jo më herët se gushti që vjen”.
Kurseni
Ndër të tjera Bejtja sugjeroi dhe një kursim të energjisë.
“Produkt publik është siguria e furizinimit. Si kosto në çdo biznes nuk rëndon më shumë se 3 lekë në 100. Ky është rasti I metalurgjive me induksion, Kurum. Nuk është peshë e rëndë në kosto për biznesin.
A peshon shumë për familjarët? 213 mijë familje subvencionohen për 300 kWh. Nëse jetoni me pak, kujdes, nuk ju duhen 300 kWh në muaj.
Pjesa tjetër janë një grup prej 70 mijë familjesh që nuk janë pjesë e grupeve vulnerabël, që deri në pikën 399 kv, ku pritet çmimi.. humbin shumë pak nga fatura e tyre, nga 200 – 300 lekë të reja në muaj.
Kush konsumon më shumë vetëm kursejnë nga sistemi me një tarifë. Nuk kanë tarifën e famshme 13. 5 lekë. Harxhoni sa të keni lekë, për ata që nuk janë të subvencionuar. Po kursyet na ndihmoni se nuk blejmë”.
Një muaj më parë kreu i qeverisë Rama deklaroi masa emergjente për krizën energjetike, duke vendosur pezullimin e investimeve që nuk kanë të bëjnë me situatën e krijuar.