Aktualitet

Po filmonte luftimet mes forcave afgane e talibanëve, vritet gazetari i Reuters














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:07 - 16/07/21 |
mapo.al

Gazetari i agjencisë së lajmeve “Reuters”, Danish Siddiqui, u vra sot në Afganistan, teksa mbulonte konfliktin midis forcave afgane dhe talibanevë.






Në momentin fatal kur gazetari dhe një oficer i lartë afgan u qëlluan për vdekje, forcat speciale afgane po luftonin për të rimarrë zonën e tregut qendror të Spin Boldak.


“Ne po kërkojmë në mënyrë urgjente më shumë informacion dhe detaje rreth ngjarjes, në bashkëpunim me autoritetet lokale”, thanë në një deklaratë presidenti i “Reuters”, Michael Friedenberg dhe Alessandra Galloni, drejtoreshë e agjencisë.





Dannis ishte një gazetar i shkëlqyer, një burrë dhe baba i përkushtuar dhe një koleg shumë i dashur. Mendimet tona janë me familjen e tij në këtë kohë të tmerrshme,” thanë ata.



Sindiki i përkiste grupit të fotoreporterëve të agjencisë të cilët u vlerësuan në vitin 2018 me çmimin Pulitzer për raportin e tyre fotografik mbi krizën e refugjatëve në Rohingya.



3


Etiketa: ,

Pas