Aktualitet

Po flet e gjithë bota, ironi dhe tallje për gafën e francezëve/VIDEO





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:19 - 08/09/19 |
mapo.al

Nuk është normale ajo që ndodhi në “Stade de France”, pesë minuta para fillimit të ndeshjes, kohë kur është programuar sipas standardeve të UEFA-s të luhen himnet kombëtare të skuadrave që sfidohen. Një gafë e dyfishtë e francezëve organizatorë, që luajtën himnin e gabuar dhe më pas e korrigjuan duke i kërkuar ndjesë kombëtares së gabuar…, jo Shqipërisë, por Armenisë…


Përballë kësaj situate reagoi vetë presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili i kërkoi ndjesë kryeministrit Edi Rama për gafën e patolerueshme siç e quajti ai ngatërresën e drejtuesve të Federatës së Futbollit.



Skandal, ndaj dhe jehona e këtij incidenti në Paris bëri më shumë zhurmë, në mediat e huaja, se fitorja e Francës 4-1 përballë Shqipërisë…


Kush e di si janë ndjerë lojtarët kuqezi në mesin e fushës, kur kanë dëgjuar himnin që nuk ishte i tyre…? Pyetjes i jep përgjigje Gazzetta dello Sport: “Sytë e Strakoshës thonë gjithçka: “Djema ky nuk është himni ynë!”. Shqiptarët mbetën të palëvizur në mesin e fushës, të turpëruar e duke mos e besuar atë që po ndodhte, ndërsa në “Stade de France” luhej himni i Andorrës. Ky është përshkrimi që i bën gazeta më e madhe italiane incidentit.

Pas Marsejezës nuk u luajt Himni i Flamurit shqiptar, por “El Gran Carlemany”, himni i Andorrës. Futbollistët panë me shikime të helmatisura përgjegjësit dhe Shqipëria protestoi, duke kërkuar të luhej himni i duhur përndryshe ndeshja nuk do të luhej. Ky ishte edhe motivi i vonesës së startit. “Çështje krenarie”, shkruan e përditshmja më e madhe sportive italiane.

“France Football” nuk mund të anashkalonte atë që ndodhi në “Stade de France”, pavarësisht se performanca e Francës në fushë ishte mbresëlënëse: “Gafa e madhe para ndeshjes” e parë në Twitter me komentet më pikante të tifozëve, që kanë mbetur të befasuar nga ajo çfarë panë në stadium, ku si për ti vënë vulën mendoi spikeri i Stade de France që ndjesën për himnin e Andorras ia kërkoi kombëtares së Armenisë“.

Edhe “The Guardian” i ka kushtuar vëmendje skandalit me himnin kombëtar të Shqipërisë: “Franca kalon lehtësisht Shqipërisë, pas turpërimit me himnin”, titullon e përditshmja britanike.

“Pjesa më negative e mbrëmjes, deri në momentin kur Sokol Cikalleshi shënoi me penallti në minutën e fundit, ishte para fillimit të ndeshjes. Në Stade de France u luajt himni i Andorrës dhe Shqipëria refuzoi të luante pa u korigjuar gabimi, duke e shtyrë ndeshjen 7 minuta…”, vijon The Guardian.

Reagime pafund ka në rrjetet sociale ku nuk ndalet tallja dhe ironia me autoritetet e federatës franceze të futbollit për gafën e trashë.


LEXO EDHE:

Gafa me himnin kombëtar, Macron i kërkon ndjesë Shqipërisë


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas