Reperi 20-vjeçar Willie Bo është qëlluar për vdekje të shtunën në mbrëmje nga disa policë të Kalifornisë, teksa ishte duke fjetur në makinën e tij jashtë një fast foodi. Gjashtë oficerë kanë qëlluar disa herë ndaj Willet për vetëmbrojtje, të paktën kështu kanë deklaruar ata në dëshminë e dhënë.
Oficerët deklaruan se një punonjës i fast foodit kishte telefonuar në komisariat dhe kishte deklaruar se një njeri ishte rrëzuar përpara rrotave të makinave të tij. Sipas tyre, kur ata kishin shkuar të shikonin se për çfarë bëhej fjalë konkretisht, janë hasur me Willie Bo-n në gjumë, të mbyllur në një makinë që ishte e ndezur dhe me një pistoletë në brez. Ata kanë treguar më tej se pasi e kishin zgjuar atë nga gjumi e kishin thënë që të ngrinte duart lart, në atë moment ai kishte drejtuar duart drejt armës së zjarrit e kësisoj, ata ishin detyruar të qëllonin për vetëmbrojtje.
Por familja e reperit dëshmoi të martën në polici se oficerët e kanë qëlluar të riun për shkak të racizimit, pasi sipas tyre nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë sulmi ndaj dikujt që ishte duke fjetur e që nuk përbënte kërcënim.
“Nuk kishte asnjë lloj përpjekje nga ana e tyre për ta trajtuar situatën në një mënyrë paqësore”, është shprehur për “The Guardian” vëllai më i madh i reperit, Marc McCoy. “Puna e policisë është të arrestojë njerëzit që shkelin ligjin dhe jo ta marrin atë në duart e tyre. Policët nuk janë gjykatës, juri dhe ekzekutues. Ne kurrë nuk do ta kapërcejmë këtë.
/Gazeta Mapo/