Aktualitet

“Po flisja me shokun nga Anglia”, bariu tregon si u sulmua nga ariu





               Publikuar në : 16:41 - 21/10/19 |
mapo.al

Ekrem Onuzi i shpëtoi për një fije vdekjes pasi u sulmua nga një ari në malin e Gjallicës një ditë më parë, ndërkohë që kishte dalë për të kullotur bagëtitë. Kafsha e sulmoi papritur duke i shkaktuar dëmtime të mëdha në kokë, kofshë dhe duar, me të cilat është mbrojtur.


“Unë kam 35 vite që kullos bagëtitë dhe has arinj, por kësaj radhe nuk e mora vesh se përse erdhi dhe ma vuri putrën në gjoks”, i tha Ekrem Onuzi.



“Një moment dola pak sipër stanit tim dhe ndejta atje për një orë. Dëgjova qentë që po lihnin por nuk i vura re pasi po flisja me një shokun tim në Angli në Facebook. I thash që një moment se po më sulmon ariun qentë, por ai s’po më besonte”, tha Onuzi duke theksuar se ishte ndërhyrja e qenve ajo që e shpëtoi nga kthetrat e kafshës.


Një moment e pash që më është sulur dhe më ka hedhur tre katër metra poshtë. Pastaj erdhën qentë dhe e larguan”, tregon ai. 45-vjeçari shpreh shqetësimin se edhe për problematikën që lindi pas sulmit të kafshës. Helikopteri u vonua jo pak, për të shkuar deri tek ai, edhe pse kishte kërkuar ndihmë me urgjencë.

Bariu u mor me helikopter nga bjeshkët e Gjallicës duke u sjellë me urgjencë në Spitalin e Traumës në kryeqytet ku edhe po trajtohet./ Abcnews

LEXO EDHE:

Zbret në Kalimash, ky mund të jetë ariu që sulmoi çobanin në Kukës


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas