Aktualitet

Po flitet për një duel historik, Joshua-Fury/ Të gjithë trofetë në lojë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:23 - 02/05/20 |
mapo.al

BBC bën të ditur se po bëhen bisedime për një duel historik mes dy kampionëve të padiskutueshëm të peshave të rënda të boksit, në botë, Anthony Joshua dhe Tyson Fury.


Përfaqësuesit e dy boksierëve po dialogojnë, ku po negociohet edhe për paratë që do të nxirren nga kjo ndeshje.


Burime mediatike bëjnë të ditur se nuk ka shumë gjëra për të cilat menaxherët e dy kampionëve të kenë kundërshti, dhe ky duel do të bëhet së shpejti.


Zyrtarë të Arabisë Saudite kanë shprehur gadishmërinë të ofrojnë skenën dhe ringun, siç bënë me revanshin mes Joshua dhe Andy Ruiz në dhjetor.


Një anëtar i familjes mbretërore ishte ulur pranë ringut ngjitur me menaxherin e Fury, në ndeshjen e këtij të fundit, në shkurt.

Joshua mban shiritin e kampionit të federatave IBF, WBA and WBO, dhe do të përballet me bullgarin Kubrat Pulev, kur sporti të rinisë.

Nisur nga shumat që do të gjenerohen, do të shihet oferta që do t’i bëhet dy pretendentëve që kanë ndeshjet e radhës me kampionët, në mënyrë që ata të tërhiqen.

“Jemi në bisedime, jemi në të njëjtën linjë”, ka thënë menaxheri i  Joshua, Hearn.

Në diskutim është sidomos një detaj. Që në këtë duel historiK, të vihen në lojë të gjithë trofetë, të të gjitha federative.

Besohet se nëse gjithçka shkon mirë, kjo ndeshje do të zhvillohet ose në fund të vitit 2020, ose në fillim të vitit të ardhshëm.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas