Monday, July 11, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Po fluturoj për në qiell

by ro ot
12/10/2019
in Mapo Letrare
0

Poezi nga Marcco Onofrio

Marco Onofrio ka lidur në Romë(Itali) në 11 shkurtë 1971. Ka mbaruar studimet për fakultetin e letërsisë moderne.Premio internacionale ”E.Montale” (1996), shkruan poezi,tregime,esse e kritika mbi letërsisë. Ka një sërë botimesh me vëllime me poezi e romanesh dhe ka fituar çmime të shumta dhe dibatesh në kritikë mbi letërsinë bashëkohore në një nivel nacionale e internacionale.

Kthesa e femrës

“Një divan mishi”, aq shumë dhe e vështirë:
Dromcka, për ta bërë këtu do të doja
Cop joformale e materies
e ngrohtë, e butë, dridhëse në prekje
Dhe në mungesë, xhelatinë rrëshqitse
Karamele dhe e butë, e ëmbël dhe e pastër
Dhe e paformë,
si fjala në trazirat e saja,
si baloku i drithërueshëm.

Të lyen e të lyen
Praktikisht e lindur për të të mashtruar.
Femëra, nuk është në keqdashje:
E shpërfytyruar dhe e nënshtruar u dorëzua,
Pamja pothuajse e lëngshme dhe përtypse,
pa ndjeshmëri dhe e pashpirtë .
Ajo kurrë nuk ngrihet, ndërsa e shtrydhni kur të doni
Ajo përher merr frymë në heshtje dhe ngazëllohet
E mrekullueshme me kë,mbyll shqisat në pafundësi.
Herë pas here fryn një psherëtimë e këndshme
Dhe shkon në agoni me një dridhje të ngazëllyer
Perfekte e lakuriq nga dashuria e tij
Ose instinktive ose e gjallë ose sillet si kafshët.
ndërsa jeton nga emocionet,
Me sy të zinjë dhe lot të butë,rënkon,
Si të lënat(lëngjet) e kafshëve në ngrohtësi.

Ju vë këmbët të kryqëzuara duke u larguar
Si përbindësh sipër jush dhe ju shtyn,
Dhe detyrojeni veten, më kot,
është gjithçka brenda jush
Dhe në pjesën e poshtme është pulpë e saj
Si rrjedha e gravitetit të lagësht
Ajo të mbush dhe si xhelat të mbytë:
Bëhuni sekreti i saj i parafundit
Skeleti që mban hartën e botës
Qerpiku në kthesën e dridhjeve,
Dhe e shihni tërë botën brenda saj
Dhe udhëtoni në çdo vend të humnerës.

Ajo ju thith dhe ju e thithni, ju konsumon
Midis lythave të zorrëve dhe vet zorrëve
Dhe lëngjeve grykese me shkumë
Si një lule mishngrënëse me gjemba
Barku i saj është i ëmbël, e i purpurt
Dhe i lëmuar në formë unaze.
si foshnjë je i përkëdhelur dhe i lumtur,
ndërsa flini butë në prehërin e saj të ngrohtë
që ju lëkund në djep.
Tashmë ju kishte, një ditë të tërë
Gëzim dhe kënaqësi sublime.

Ndërsa qëndroni i gjithë në mitrën e saj
Braktisur si një urith pa zgjim,gëzo
për sa kohë që i pëlqen, derisa akoma nuk është mërzit.
Pastaj, ajo ju largon papritmas
Dhe ndodh, që ju shqelmon,
nëse nuk largoheni.

Kështu që ju jeni gati për të filluar
Një aventur të re.

Kujtimi

Je hija e një reje gjigande
Teksa rrjedh brenda në sy
Ndërsa dikush vdes
Dhe, një dritë stërgjyshore
që verbon,
Mos harro gjithçka.

Je spiranca e kohës
duke kërkuar në mënyrë të dëshpëruar
një cop tokë, brenda detit
të shkumëzuar e të pafundëm.

Je një litar që nyhet(lidhet) dhe nuk nyhet(slidhet)
pafundësisht,
Si një shkëndijë në lindje
në heshtjen përfundimtare të zemrës.

Je stuhia mahnitëse
e gjinkallave në verë përvëluse
që rëndon mendimet
deri në asgjën (hiçin)
e lumturisë.
Ju jeni një gjarpër drite
në zemër të Mesdheut.

Je misteri i paarritshëm i detit.
Je filli d’Ariana që
nuk rishikon të lë gjurmët,
kthimi është i pamundur.

Je mallkimi që ka ndarë më dysh parajsën
Dhe lutjet që mundemi të bëjmë përsëri.

Ju jeni një vrimë gjysmë ore thithur në qiell
nga një pjesë të reve të kthjellta
Tek era i tërheq dhe i pikturon si zanë:
Dhe në fund shfaqet një tjetër dritëzë.

Ju jeni dielli i ndarë nga dita:
Muri i errët që rrëmon
nën velinën rrezatuese të të madhes kjellësi.

Ju jeni shkrim i pashkruar i kohës.
Dhe,kam frikë
Si burimi i paarritshëm
Të prek buzët në etje.

Ju jeni si një grykëthithësë kozmike në zemrën time
Në momentin e saktë kur imazhi yt
ulet me dhimbje
në vigan kujtimesh
Zhduket në zbrazëti dhe nuk mund t’i kuptoni ,
Dhe,as mund t’i shihni më ato.

Ju jeni çelësi i një porte
I cili – si në një varrë –
Nuk hapet nga brenda
Sepse jemi, jashtë:
gjithmonë një hap
nga e vërteta.

Ju jeni një dhomë plotë me fantazma
Të cilët jetojnë midis nesh
Dhe ata na kapërcejnë(shkalojnë),
por ne nuk e dimë.

Ju jeni arsyeja e kundërt e historisë
kjo ju ndryshon,
ndërsa ju kërkon të prerë:
Jo si unë sot
Ndërsa ju kam përballë
me qartësi të jashtëzakonshme e të pashmangshme,
Si të isha gjithë jetën time
që nga fillimi i botës:
Unë, ti, tani, ju,
kujtimi.

Rob
(Icarus)

Eshtë vendosur, po fluturoj për në qiell:
kam nostalgji për pafundësinë.

Eja, tani, hap derën për mua,
të largoj veten nga forca e plogështisë
që më bën një trup të rëndëshëm:
Më hiq nga dantella(gjiri i) e nënës sime.
Do të lundroj në zbrazëtinë e oqeanit
për të pushtuar sekretet më të largëta
të hapësirës dhe,
vendet më të fshehura
të misterit.
…
Kam kapërthyer zhvendosjet e palëvizshme të botëve
qetësinë e dukshme të gjërave(sendeve)
të zhytur në identitetin e tyre.

Këtu është mbështjellësi i ajrit,
presioni i shiut dhe dritës
trëndafili blu në argjend
tingulli i përjetshëm
dhe rruaza vjollcë-gri e reve
ndërsa arrin në kisha dhe xhami:
globet e formave(besimtarëve) evangjente
Maja thikash, të tmerrshëm, shigjeta
harqesh, shtytës të animuar
me ngjyra të papërshkrueshme, të vetme
në kurorën blu të planetit.

Unë devijoj distancat përgjatë erës
dhe i shtrëngoj krahët fortë diellit
që më vë zjarrin.
Ai mund të zgjidh me forcën e tij
kët’ dashuri? Shumë nxitim(pragmatizëm) dhe fluturimi
nuk njeh kohën si më parë.

Belbëzoj në belbëzim: kërkoi
harmonin,tek humbi dhe nuk mund ta gjej.
Unë papritmas u gropova në një stallë
ngeca në rrudhat e fatit,
dhe një moment
rashë në greminë.
…
Errësirë, çrregullim,tmerr shoh,
humnera me pluhur, vrimë e zezë.
Pastaj, një ndezje verbuese
ta humb mendjen
dhe kjo heshtje e madhe …
kaq e vështirë për tu dëgjuar, e
më e vështirë të imagjinohet.

E di, nuk munda: por
vini re, fundi bashkohet me një fillim të ri.

Dhe jeta, nga këtu poshtë, më shfaqet
e mrekullueshme.
Më shumë e ëmbël
dhe e çuditshme ndërsa kujtoj.
Po, a e dini?Po, qëndroj përgjithmonë.
Perkthimi Anila Dahriu

Icaro(në mitologjinë greke ishte i biri i Delado e Neucrate,robina e Minose,i mbyllyr në labirint të Kretës munden të arratisen duke fluturuar me krahët që Dedalo kishte krijuar nga rrëshira e trupit të të birit.Por nga nxehtësia e diellit shkrihet dhe bie në det ,ndaj quhet Icaro).

Perkthimi Anila Dahriu

Tags: Anila Dahriumarco onofrioPo fluturoj për në qiellpoezi

JU SUGJEROJME

Kritikë e librit “Të lirë: të rritesh në fund të historisë”, nga Lea Ypi
Letërsi

Kritikë e librit “Të lirë: të rritesh në fund të historisë”, nga Lea Ypi

25/05/2022
Liridon Mulaj, shkrimtari i ri që çoi panairin te lexuesi
Kultura

Liridon Mulaj, shkrimtari i ri që çoi panairin te lexuesi

19/05/2022
“Shqipëria në dy kohë”- disa nga përgjigjet për pyetjet e shumta të shqiptarëve në dekadat e fundit
Letërsi

“Shqipëria në dy kohë”- disa nga përgjigjet për pyetjet e shumta të shqiptarëve në dekadat e fundit

18/05/2022
Fituesja e Çmimit “Kadare”/ Bekteshi: Doja të sillja një personazh të kohës sonë me efektet negative të tranzicionit
Kryesore

Fituesja e Çmimit “Kadare”/ Bekteshi: Doja të sillja një personazh të kohës sonë me efektet negative të tranzicionit

17/05/2022
Next Post
Dosja e Prokurorisë/ “Pse ma bën këtë”, fjalët e fundit të viktimës

Dosja e Prokurorisë/ “Pse ma bën këtë”, fjalët e fundit të viktimës

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Banesat rriten me 60 për qind gjatë 10 viteve të fundit
  • Shtohen të huajt, nga Italia deri në Britani, që kërkojnë punë në Shqipëri
  • E rëndë/ Djali i vetëm në familje, rrëzohet nga skela ku punonte dhe humb jetën
  • Tragjike/ 5-vjeçari fut kokën në tullumbace dhe vdes nga asfiksia
  • Shifrat e 24 orëve të fundit, bien ndjeshëm rastet Covid



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In