Tuesday, July 5, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Po i bëni nënën këtij vendi”/ Rama kapet me gazetarët: PS t’i merrni të keqen

by mapo.al
26/01/2021
in Kryesore, Politika
0

Kryeministri Edi Rama ishte i ashpër edhe me mediat gjatë konferencës së sotme.

I pyetur për përgjimet e Ndraghetas ku përmenden edhe zyrtarë të lartë të qeverisë, Rama sulmoi, krahas opozitës, edhe mediat, të cilët sipas tij po ushqejnë opinionin publik me të pavërteta.

Rama përsëriti disa herë se opozita dhe mediat “duan t’i bëjnë nënën vendit”. Përgjimet e mafies italiane, tha Rama, nuk tregojnë asgjë, pasi sipas tij, Ndragheta arriti të investojë në Tiranë vetëm një dyqan rrobash dhe jo pallate e grataçela.

“Marrja e këtij llumi si ushqim për shqiptarët, netëve të gjata e mejhaneve, televizioneve dhe videove të gjata të kërkesës për klikim dhe spektakël, është një turp. Turp që i mëshiron më së miri ata të cilët i mëshojnë kësaj qasje, ata që priren për t’ia bërë nënën këtij vendi e kanë prioritet. Sa herë që iu jepet mundësia edhe pse s’ka asnjë mundesi në fakt, sepse kjo është një marrëzi e pashoqe. Flasin ca italianë, përmendin njerëz, imagjinojnë investime, parafytyrojnë pushtimin e tokës së premtuar, nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, asgjë. Dhe këtu ngrihet një tymnajë që është e neveritshme dhe unë realisht nuk kam asgjë për të thënë për këtë. Mqs më pyetët ju lexova konkluzionet e Prokurorisë italiane, pijini lengun.

Është provë e katandisë së opozitës dhe medias, për t’i hedhur në fytyrë opinionit këtë lloj gjelle kuturbuese, budallallëku dhe poshtërsie. Ça prisni të them? Që as e di se kush janë këta njerëz, që as i kam takuar, kurrë? Është e kotë. Të them që nuk funksionon me ne? Është e kotë. Është një turp, një mënyrë më e ulët sa s’ka, për të kërkuar avantazhe në mexhelis, të natyrës politike, influence etj, për t’ia bërë nënën këtij vendi. Në vend që të bëhet informacion, bëhet dezinformacion, bëhet luftë se kush e shtrembëron më shumë të vërtetën. Dalin disa atye që flasin në telefon në italisht dhe na nxirrni PS të lidhur me Ndragheta. PS-së t’i merrni të keqen“, vijoi kryeministri.

Tags: Edi Ramamafia italianeNdraghetapergjimet

JU SUGJEROJME

Dy gëzime në një ditë, Berisha i rezervon një surprizë bashkëshortes, “më të mirës së familjes sonë”
Kryesore

Dy gëzime në një ditë, Berisha i rezervon një surprizë bashkëshortes, “më të mirës së familjes sonë”

05/07/2022
Emri/ Dalin detaje, kush është 49-vjeçari që qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër
Aktualitet

Emri/ Dalin detaje, kush është 49-vjeçari që qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër

05/07/2022
Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
Aktualitet

Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!

04/07/2022
Putin del hapur në nxitje të radikalëve prorusë në Europë
Analizë

Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp

04/07/2022
Next Post
“Po i bëni nënën këtij vendi”/ Rama kapet me gazetarët: PS t’i merrni të keqen

Rama: Analistët e debateve, më të inkriminuar se mafiozët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Dy gëzime në një ditë, Berisha i rezervon një surprizë bashkëshortes, “më të mirës së familjes sonë”
  • Emri/ Dalin detaje, kush është 49-vjeçari që qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër
  • Të shtëna me armë në Cërrik, ja çfarë ka ndodhur
  • Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
  • Aurela Gaçe tregon se me cilin prej kolegëve nuk flet



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In