Thursday, February 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Po ia bëjnë çunin deputet” – Aldi Fusha i përgjigjet Veliajt: Mua s’më del emri në përgjime

by mapo.al
02/02/2021
in Politika
0

Aldi Fusha, djali i Petrit Fushës i është përgjigjur kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet rrjeteve sociale.

Veliaj tha më herët, se Petrit Fushës po ia bëjnë çunin deputet. Kjo është të fyesh inteligjencën tha kryebashkiaku i Tiranës.



Ndërsa, Aldi, shprehet se ka punuar si shumë të tjerë në administratë, deri kur hakmarrja e Rilindjes e hoqi sapo mori vesh që iu bashkua ekipit të LSI-së.

Më tej, Aldi Fusha i drejtohet Veliaj, duke i thënë se është krenar për të atin, e më tej shton se nuk shkruhet askun se djali i një ish-prokurori nuk mund të kandidojë për deputet.

Madje, Fusha i jep shembull Veliajt, se vajza e një ish-prokurori të nderuar, Xhevat Hana, do të kandidojë për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.

Aldi, i thotë Veliajt se nuk ka shitur fiq si ai, e as nuk ka prenotuar kalanë e Gjirokastrës për të bërë dasmë, e në fund i thotë se nuk i ka dalë emri në përgjimet e Ndarghetas.

Statusi i plotë i Aldi Fushës:

“Petrit Fushës po ja bëjnë çunin deputet”!

Kështu u alarmua sot kryetari i bashkisë së Tiranës në retorikën e rradhës, tek fliste për përgjimet e “Ndrangheta”-s, për të cilat ai e ka të zorshme të shpjegojë pse i del emri në biseda mafiozësh.

Zoti kryetar i bashkisë,

unë jam Aldi Fusha, jam 30 vjeç, kam punuar si shumë të tjerë në administratë, deri kur hakmarrja e Rilindjes më hoqi sapo mori vesh që iu bashkova ekipit të LSI-së.

Unë jam djali i Petrit Fushës dhe jam krenar për këtë. Babai im ka qenë prokuror i shtetit per 32 vite,sot avokat, por ai është një qytetar i lirë që i ka shërbyer me dekada vendit me përkushtim.

Nuk shkruhet askund se djali i një ish-prokurori nuk mund të kandidojë për deputet, apo jo?

Sot, mësova se vajza e një ish-prokurori të nderuar, Xhevat Hana do kandidojë për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.
A përbën kjo mëkat e krim në këndvështrimin tënd? Apo ju i ndani shërbëtorët e shtetit në “tanët” dhe “të tyret”?!

Zoti kryetar,

unë të falenderoj që ma përmend emrin çdo dy ditë sepse një fjalë thotë, nuk ka reklamë të keqe.
Por, ngaqë s’di ç’të thuash, maksimumi i sulmit që mund të më bësh është i tipit “është djali i…”

Zoti kryetar,

unë nuk kam shitur fiq dhe nuk kam prenotuar kalanë e Gjirokastrës për të bërë dasmën. Gjithashtu, emri im nuk del në përgjimet e mafias italiane, siç del emri yt.

Para se të përpiqesh të hedhësh baltë mbi jetën dhe punën e njerëzve të tjerë, shif pastro njollën mbi emrin tënd që s’ka lavatriçe të “Ndrangheta”-s që e merr përsipër.

Kaq për sot.

Tags: Aldi Fushapergjigjeveliaj

JU SUGJEROJME

PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
Kryesore

“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës

26/01/2023
Nikolla, mesazh me rastin e 1 Majit: Përballë njerëzve të punës, përgjegjësia jonë politike shumëfishohet
Kryesore

“Akt i paprecedent në 32 vjet demokraci”/ Grupi Parlamentar i PD-së nis procedurat për shkarkimin e Lindita Nikollës

26/01/2023
21 Janari/ PS kallëzim të ri në SPAK për audio përgjimin e publikuar, reagon Berisha: Manipulim i Ardi Veliut
Kryesore

21 Janari/ PS kallëzim të ri në SPAK për audio përgjimin e publikuar, reagon Berisha: Manipulim i Ardi Veliut

23/01/2023
Next Post
Vaksinimi në Shqipëri – Zëri i Amerikës: Kritikohet qeveria, qytetarët konfuzë

Vaksinimi në Shqipëri - Zëri i Amerikës: Kritikohet qeveria, qytetarët konfuzë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In