Bota

Po inskenonin pjesë filmi, 37-vjeçarja i fut plumbin të dashurit




               Publikuar në : 15:22 - 15/03/19 |
mapo.al

SHBA– Një infermiere nga Misuri është arrestuar për shkak se i ka marrë jetën të dashurit të saj, duke e qëlluar aksidentalisht me një armë zjarri në kokë. Kalesha Peterson, 37 vjeçe, u vendos në pranga pasi njoftoi policinë përmes një telefonate se kishte qëlluar të dashurin e saj, David Dalton, 36 vjeç, në dhomën e gjumit të shtëpisë së tyre.


Peterson deklaroi përpara autoriteteve se gjithçka kishte nisur si një lojë dhe vdekjen e të dashurit e cilësoi si një incident. Ata po pinin uiski dhe ajo kishte konsumuar gjithashtu ilaçe me recetë mjekësore, kur kishin filluar të inskenonin një pjesë nga filmi që po shihnin. Pikërisht në këtë moment, 37-vjeçarja ka qëlluar me pistoletë të kalibrit 38 në drejtim të David Dalton.

Peterson akuzohet për vrasje të shkallës së dytë dhe përdorim të paligjshëm të armës së zjarrit. Momentalisht, ajo është duke u mbajtur në burgun e Calaway County.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas