Një aksident është regjistruar këtë të martë në Fier në lagjen ‘Kastriot’, që fatmirësisht ka përfunduar pa viktima.
Sipas policisë, shtetasi me inicialet L.A., ka përplasur me makinë nënën E.K 33 vjeç dhe djalin e saj 6 vjeç, të cilët po kalonin rrugën. Të lënduarit janë nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
“Sot, rreth orës 12:30, në lagjen “Kastriot”, Fier, shtetasi L. A., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorët, shtetasen E. K., 33 vjeçe dhe djalin e saj 6 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.