Aktualitet

Po kalonte rrugën, makina përplas një fëmijë në Shëngjin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:36 - 18/08/21 |
mapo.al

Një aksident ka ndodhur në qendër të Shëngjinit. Raportohet se mjeti tip furgon ka përplasur një fëmijë që po kalonte rrugën.






I vogli rreth 6 vjeç është dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë trajtim mjekësor. Mësohet se gjendja e tij është e rëndë.


Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë.







Njoftimi i policisë:



Më datë 18.08.2021, rreth për 08.45, në Shëngjin, mjeti tip furgon me drejtues shtetasin Sh.P., ka goditur një të mitur të moshës 6 vjeç, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.



Drejtuesi i mjetit shtetasi Sh.P., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe :  Aksident në Tiranë-Durrës, “Fordi” përplas për vdekje 60-vjeçarin

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas